Rajon & Botë

Forca siriane e mbështetur nga ShBA i jep ISIS-it afat 48-orësh që të largohet nga Manbij

Një forcë siriane e mbështetur nga ShBA, e cila po lufton për ta larguar Shtetin Islamik (ISIS) nga qyteti sirian, Manbij, ka thënë sot se i ka dhënë këtij grupi xhihadist afat 48-orësh që të largohet nga qyteti i rrethuar sirian.

Në një komunikatë për media, kjo forcë ka thënë se militantët e ISIS do të lejohen të largohen nga Manbij vetëm me armë të vogla dhe pa luftime, raporton Reuters, përcjell Express.