Së fundmi Ilda Bejleri është shprehur se “fjalët e Mustafa Nanos nuk i ka dhënë asnjë ndjesi, pasi ai s’është as Chanel as Karl Lagerfeld”.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ku do fliste edhe për emisionin e saj më të ri, “Rikthimi i dallëndysheve”, moderatorja bukuroshe nuk ngurroi të thoshte ca fjalë për këtë çështje.
“Kështu që, përsa kohë një njeri s’ka lidhje fare me atë që thotë…Për më tepër që fotot që kishte nxjerrë s’kishin asnjë lidhje me emisionin e asaj dite. Ishin të tre viteve më para. Janë disa gjëra që kur je pjesë e medias duhet t’i pranosh dhe t’i injorosh.
Mendoj që është diçka personale, që një njeri e ka të qëllimshme. Në botën e showbizit ku jetojmë ka aq njerëz me të cilët mund të merresh, këngëtarë apo aktorë.
Pa fyer askënd, por besoj se ne si pjesë ë sportit dhe pjesës së medias nuk krahasohemi fare me disa fusha të tjera të artit. Edhe në Itali po të shohësh jam më e veshur se gazetaret atje”, është shprehur moderatorja.