Lëvizja FOL nëpërmjet një konference për media sot ka prezantuar statistikat për kundër korrupsion të gjykatave themelore për periudhën janar-qershor 2017.
Jeton Zylfaj menaxher i programeve hulumtuese në FOL tha se në këtë periudhë gjykatat kanë punuar 120 për qind që është pozitive për trajtimin e lëndëve gjyqësore. Mirëpo, prapë gjykatat kanë të grumbulluara shumë lëndë dhe për trajtimin e tyre duhet angazhim 200 për qind.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka trashëguar 198 raste prej tyre 18 lëndë për korrupsion. Sipas tij persona para gjykatave për korrupsion janë 944. Prej tyre të dënuar me burg janë 10./KosovaPress/