Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dha sot parashikimet ekonomike botërore me një rritje prej 3,1 përqind këtë vit si dhe 3,4 përqind për vitin 2017, të dy të pandryshuar nga parashikimi i mëparshme, në korrik.
Ndryshimi më i madh në Parashikimin Ekonomik Botëror (PEB) ishte për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku FMN-ja ka ulur parashikimin e saj të rritjes të 2016 me 0,6 përqind në 1,6 përqind, pas një zhgënjimi për investimet e dobëta në biznes.
Nga ana tjetër, projeksioni për Japoninë u rrit falë stimulit fiskal dhe monetar, por perspektivat e rritjes së vendit mbeten të vakëta.
FMN-ja rriti parashikimin e saj të 2016-ës nga 0,3 përqind në 0,5 përqind dhe për vitin e ardhshëm nga 0,1 përqind në 0,6 përqind.
FMN-ja parashikoi që rritja e eurozonës të qëndrojë rreth 1,6 për qind për 2016-2017, parashikimi për Gjermaninë është përmirësuar që nga korriku ndërsa pritshmëritë janë zbehur për Francën dhe Italinë.