Rajon & Botë

Floridë: Krizë me pengje, plaçkitësi mban njerëzit në një bankë

Autoritetet në Florida bëjnë të ditur se në këtë vend është duke ndodhur një krizë me pengje në një bankë në Jacksonville, ku një plaçkitës po mban peng disa persona, e po ashtu se edhe njësitë special janë në vendin e ngjarjes.

Ekipet për ndërmjetësim të Policisë janë po ashtu në vendin e ngjarjes, transmeton Asociated Press.

Zëdhënësja e zyrës lokale të Policisë Melisa Buhed ka thënë se nuk dihet numri i pengjeve që janë në atë bankë.