Ditë më parë Flori Mumajesi foli publikisht për largimin e tij nga skena muzikore.
Kaq mjaftoi që ky largim të bëhet top temë dhe që fansat t’i dërgojnë shumë mesazhe që mos ta bëjë këtë gjë, njofton Klan Kosova.
Por sot këngëtari ka publikuar një video ku tregon se nuk do të heq dorë nga muzika pasi njerëzit që e duan dhe pëlqejnë këngët e tij janë të shumtë.
Madje, ai ka premtuar se që në këngën e radhës do ta japë maksimumin e tij.