Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka këkruar falje për publikimin e fotografisë ku shihej një grua e dhunuar nga ushtarë serbë e që me pas doli të mos jetë e falsifikuar.
“Kurrë nuk kam menduar që dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta prandaj dhe me guxim e kam përdorur dhe besoj që shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur pozita dhe situata të ngjashme. Nuk kam besuar që ky dokument nuk mund të jetë i saktë. Saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit dhe unë qëndrojë në disponimin e tij në çdo moment dhe jo vetëm për këtë rast por për të gjitha rastet si për helmimet dhe masakrat tjera që i kam përjetuar gjet luftë. Kurrë nuk e kam shkel dinjitetin e grave të dhunuara dhe privatësinë e tyre dhe në opinion nuk kam folur veç e veç për secilën grua të dhunuar. Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut ”, tha Brovina.