Lajmi për dorëheqjen e gjeografit të vetëm si anëtar i Komisionit për matjen e territorit, Fitim Humollit tashmë është konfirmuar.
I kontaktuar nga Indeksonline, Humolli ka konfirmuar dorëheqjen e tij duke thënë shkurt se ka hequr dorë nga të qenurit anëtar i këtij Komisioni për matjen e territorit të Kosovës dhe se aktin e dorëheqjes e ka kryer para gjysmë ore.
“Aktin e dorëheqjes e kam përfundua para gjysmë ore, e kam dorëzuar dorëheqjen me shkrim dhe e kam protokolluar në Qeverinë e Kosovës dhe verbalist dorëheqjen me gojë e kam bërë në mbledhjen e sotme në orën 10, prandaj me shkrim e kam bërë pak më herët”, ka thënë Humolli, shkruan Indeksonline.
“Arsyet janë profesionale, morale dhe janë kombëtarë pra janë tri nga më të rëndësishmet”, ka përfunduar Humolli.
Ndryshe Indeksonline ka arritur të sigurojë edhe dorëheqjen në fjalë ku theksohet se:
