ShowBiz

Flet femra që e “ndau” Brad Pittin me Angelinën: Jam shtatzënë!

Mario Cotillard, femra që thuhet se është arsyeja e ndarjes së Brad Pitt me Angelina Jolien e ka thyer heshtjen. Aktorja franceze i ka mohuar shkrimet në media se ajo është arsyeja e kësaj ndarje duke thënë se nuk kishte asgjë me Brad Pitt.

“Jam shtatzënë, po e pres fëmijën tim të dytë. Jam e lumtur me Guillaume Canet, andaj më lini rehat sepse asnjëherë s’kam patur asgjë me Brad Pitt” ka thënë Cotillard.

Marion dhe Pitt janë protagonistët kryesorë në filmin “Allied” gjatë xhirimeve të të cilit thuhet se kanë pasur një lidhje shumë të ngushtë dhe kjo mendohet të jetë bërë arsyeja pse Jolie ka kërkuar divorcin.