Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri e cila kundërshtonte fuqishëm veresionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi, ka theksuar sot se nëse do të riprocedohet në Kuvend kjo marrëveshje, ajo do të votojë në bazë të argumenteve që oforojnë palët.
“Unë jam deklaruar që sa kohë që duhet t’i shohim proceset. Kur të shkojmë në Kuvend të shohim situatën, të shohim çfarë po na ofrojnë, çfarë argumente”, ka theksuar ajo ajo për Gazetën Blic.
Deputetja e cila vjen nga rajoni i Pejës, ndër të tjera ka thënë se nuk është zgjedhur deputete për të falur territor.
“Ne nuk jemi këtu as për t’i lëshuar, as për t’i dhëne territor dikujt, por as t’i pengojmë proceset në vend. Por, ne jemi aty për të mirën e qytetareve dhe ne na duhet analizë e thellë, e qartë dhe kur atëherë ne e vërtetojmë që vërtetë është saktë cilado anë atëherë ashtu do të votojë, unë për vete ashtu do të votojë”, tha ajo për Gazetën Blic.
Ndërkaq, në një intervistë që e kishte dhënë në gusht të vitit të kaluar për media, ka theksuar se versioni aktual i demarkacionit nuk është në rregull.
“Prej fillimit të këtij procesi, e kam dhënë mendimin tim dhe qëndroj prapa tij. Ne kemi pasë dyshimet tona. Unë e kam ngritur këtë çështje. Nuk guxoj të them se kam kompetencë profesionale të gjeodezisë, gjeografisë,…, por në bazë që jetoj në atë zonë dhe leximit të literaturës, unë për veten time, nuk pajtohem me këtë kufi, kufiri ka qenë në Çakorr dhe tash ka lëvizur”, kishte thënë Gaxherri.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në fillim të muajit mars do ta riprocedoj për në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin.
Kjo teme kishte nxitur përplasje të forta ndërmjet pozitës dhe opozitës vitin e kaluar. Opozita përpos protestave të shumta, kishte hedhur edhe gaz lotësjellës vetëm e vetëm që ta pengoj kalimin e kësaj marrëveshje.
Në anën tjetër, Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa më 1 shtator të vitit të kaluar e kishte proceduar në Kuvend këtë marrëveshje, për ta tërhequr për shkak se nuk i kishte votat prej 2/3 për ta ratifikuar këtë marrëveshje./ Gazeta Blic