Ka filluar takimi i Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ku pritet të finalizojnë marrëveshjen e koalicionit për bashkëqeverisje.
Këto dy parti kanë premtuar se do të publikojnë marrëveshjen që kanë arritur për qeverisje, derisa ende nuk dihet se kush do të marrë ministritë.
LDK-ja dhe VV-ja janë tashmë në Kuvend të Kosovës, pas takimit të së shtunës ku u dha lajmi se puna e koalicionit, tashmë është e kryer.
Albin Kurti pak minuta para se të filloj takimin e sotëm me kreun e LDK-së, Isa Mustafa u deklarua shkurt për media, raporton FrontOnline
Edhe pse nuk pranoi të flas para kamerave lidhur me koalicionin, Kurti u pyet nga gazetarët nëse marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së do të bëhet sot. Me këtë rast kandidati për kryeministër tha shkurt “Për atë jemi këtu”, u shpreh ai.
Ndryshe, cilado që të jetë marrëveshja në mes të LDK-së e VV-së, ajo duhet të kalojë edhe njëherë në Këshill të partive, për t’u votuar. Kështu e saktësojnë statutet e dy partive./Front Online/