Aktuale

Flasin nga Policia e Kosovës, aktori i “O sa mirë” dyshohet të jetë vetëvrarë

Aktori tashmë i ndjerë, Art Kurti i cili është gjetur i vdekur kah ora 08:00 e mëngjesit, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje, shkruan GazetaBlic.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj në një prononcim për “GazetaBlic” ka treguar se sot është raportuar për një person të vdekur në fshatin Goden.

“Patrullat tona menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, dhe kanë konstatuar vdekjen. Dyshohet se mund të jetë vetëvrasje, por hetimet janë duke u zgjeruar. Trupi i pa jetë është dërguar në obduksion.” – ka thënë Gjokaj për “GazetaBlic”.

Për ndryshe aktori, Art Kurti ka qenë  në të kaluarën  edhe ish-kameraman i “Tribuna Media Grup”.

Ai njihet për rolin e tij si “Gjakovari” në serialin komik vendor “O sa mirë”. / ©  GazetaBlic /