Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me të marr lajmin se persona të panjohur kanë sumuar fizikisht bashkëshorten e tij, Vitore Stavilecin, ia ka mësyrë emergjencës.
Ai është fotografuar në korridor të Emergjencës i shqetësuar për ndodhjen e rastit.
Ndërkohë familjaret e ministrit kanë thënë se personat e dyshuar, dyshohet se i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje dhe të njëjtit i kanë thënë Vitores të mos guxoi të flas sepse të gjithë do ta pësojnë kështu.
Po ashtu të dyshuarit i kanë thënë Vitores se t’i tregoi burrit të saj se kështu do ta pësoi edhe ai dhe të gjithë të tjerët që po flasin.
Policia e Kosovës ndodhet në Emergjencë dhe është në pritje të konfirmimit nga mjeket për ta intervistuar viktimën.