Flamuri i Kosovës u vendos mbrëmë tek rrethrrotullimi kryesor në Prishtinë dhe u largua ai kombëtar. E krejt kjo u bë me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Por derisa po bëhej gati shtylla për tu vendosur flamuri i Kosovës, që ishte printuar me përmasa të mëdha, ai u vodh në një veturë zyrtare të qeverisë që iu thye xhami, raporton lajmi.net.
Por Ministria e Administratës Publike e vendosi një flamur të Kosovës, por që nuk i kishte përmasat e atij që u vodh, duke lajmëruar se do të zëvendësohet me një më të madh.Mëngjesin e ditës së sotme ekipet e MAP-it kanë dal tek rrethrrotullimi për ta vendosurin flamurin e madh të Kosovës për nder të dhjetë vjetorin e pavarësisë.
Kujtojmë se mbrëmë pati probleme teknike për vendosjen e flamurit, por edhe një përplasja në mes nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacollit, dhe disa qytetarëve që kërkon të mos largohej flamuri kombëtar./Lajmi.net/