Aktuale

Flamuri i Prishtinës ekspozohet para komunës së Namurit të Belgjikës

Flamuri i Prishtinës, është i ekspozuar para komunës së Namurit në Belgjikë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili ka qëndruar për vizitë në shtetin belg.

Ahmeti gjatë kësaj vizite, ka takuar kryetarin e kryeqytetit të Valonisë, Maxime Prevot.

“Shfrytezova rastin e vizites në Belgjikë ta takoj kryetarin e kryeqytetit të Valonisë, Maxime Prevot. Kryeqyetet tona kanë nënshkruar bashkëpunimin dhe këtë kemi pas shkëmbimet e para kulturore dhe së shpejti projektin e parë të reastaurimit të trashigimisë kulturore në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai tha se  ishte befasi e mirë ishte flamuri i Prishtinës i cili tani është i ekspozuar përhershëm para komunes së Namurit./KosovaPress/