ShowBiz

Fjolla Morina nuk fshihet më, poston foton me të dashurin

Prej disa muajsh, këngëtarja Fjolla Morina përflitet për një lidhje të re dashurie, gjë që është kuptuar nga postimet e saj romantike në rrjetet sociale.

Por ndërkohë që vetë ajo deri më tani nuk kishte deklaruar asgjë për partnerin e ri, kjo çështje mbetej enigmë.

Megjithë, Fjolla dalëngadalë po i jep fund dyshimeve, pasi mbrëmjen e djeshme, ajo i ka surprizuar të gjithë duke postuar një foto me atë që mendohet të jetë i dashuri i saj i ri.

Dyshja shihet në një makinë luksoze, por Fjolla është treguar e kujdesshme pasi për të mos i zbuluar atij identitetin, i ka vendosur ikonën e një zemre në pjesën e fytyrës. Megjithatë, duke qenë se këngëtarja po i bën gjërat gjithnjë e më të qarta, duket se misteri i të dashurit të ri nuk od të zgjasë dhe për shumë kohë.