ShowBiz

Fjolla bën befasi për një person shumë të rëndësishëm

Për këngëtaren e mirënjohur, Fjolla Morina mbrëmë ishte ditë shumë e veçantë.
Nëna e saj festoi ditëlindjen dhe ajo kishte organizuar një festë për të, në një ambient shumë të veçantë dhe të dekoruar për mrekulli. Fjolla në rrjetin social Instagram, ka publikuar disa video duke zbuluar kështu disa nga detajet më të bukura të festës.

Ajo ka zbuluar edhe ëmbëlsirën e cila ishte ngjyrë ari dhe e dekoruar me disa lule të bardha që e bënin më të veçantë. “Urime Mami edhe 100”- shkruante sipër ëmbëlsirës.