Fëmija i vetëm i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, vajza e tij, Vanesa, në fjalimin e saj në mbledhjen komemorative, ka falënderuar të gjithë qytetarët për ngushëllimet që ia kanë bërë.
Ajo ka thënë se dhimbja nuk është aspak e lehtë mirëpo, që këtë dhimbje do ta përballojnë me virtytet e larta që kishte ai.
Vanesa në emër të familjes Rexhepi ka falënderuar edhe institucionet shtetërore të cilat u përkujdesën edhe për shërimin e tij, por edhe për ceremoninë shtetërore të varrimit. /ZËRI/