Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vetëm pak çaste para votimit historik në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se Ushtria e Kosovës do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut.
Këto fjalë kryeministri Haradinaj i ka shkruar në rrjetin social Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët.
Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!