Në seancë të jashtëzakonshme parlamentare, Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ajo u propozua nga Vetëvendosje dhe mori 65 vota.
Osmani pas votimit ka mbajt fjalim në Kuvend, por aty nuk ishin edhe deputetët e opozitës.
“Natyrisht që kjo seancë po mbahet vonë në mbrëmje dua t’i falënderoj përfaqësuesit e huaj ndërkombëtar dhe mediat për ta përcjellur këtë ngjarje. Vota e qytetarëve ka bërë ndryshime të mëdha në vend. Falënderoj të gjithë deputetët që janë të interesuar në të mirë të vendi. Urime shkojnë edhe për qeverinë dhe shpresojmë që të punojmë në të mirë. Secili e kemi për detyrë që fjalët e qytetarëve ti q9jmë përpara. Pritshmëritë tona dhe të qytetarëve janë të mëdha dhe shpresoj që do të na bëni krenar. Do ta keni përkrahjen tonë të plotë dhe do të jemi krahu juaj i fortë për qeverisje. Secili e kemi për detyrë që fjalët që i kemi dhënë para qytetarëve t’i jetësojmë e t’i qojmë deri në fund. Besoj që gjatë këtij mandati t’ia kthejmë dinjitetin këtij kuvendi. Më vjen keq që opozita nuk është këtu, unë nuk do të jem përfaqësuese e nj partie po re secilit prej jush. Dhe shpresoj që për 4 vite debati i lirë, demokratik do të jetë shembulli që do ta japim. Iu falënderoj për besimin dhe na ndihmoftë Zoti në sfidat që na presin”, tha Osmani.