Rajon & Botë

Fjalët e para të Erdoganit pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për herë të parë për atentatin ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov.

Erdogan, ashtu sikurse edhe Putin, ka thënë se i bashkohet homologut rus në qëndrime dhe se mes dy vendeve nuk ka asnjë përplasje për ngjarjen.

Madje, ai ka qenë i mendimit njësoj si edhe Putin, se vrasja është një provokim i rëndë për të nxitur konflikt mes dy vendeve.

“Ne të dy e dimë se ky provokim i rëndë nuk do të prekë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Të dyja vendet nuk do bien në nivelin e këtij provokimi”, tha Erdogan.

“Dihet se kjo vrasje tashmë kërkon që të prishë procesin e paqes në Siri, të arritur me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë”, tha Erdogan duke qenë në të njëjtën linjë me Putinin.