Aktuale

Fitim Thaqi i dyshuar për sulm ndaj Vehbi Kajtazit

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të gjetur vendndodhjen e 30-vjeçarit Fitim Thaqi, i dyshuar për sulm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Komunikata e policisë:

Referuar rastit të djeshem, Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka identifikuar personin e dyshuar Fitim Thaqi, 30 vjeç, shtetas kosovar, si të dyshuarin kryesor në rastin e sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Përkunder ftesave që policia i ka dërguar i njejti nuk është paraqitur në polici në përpjekje për t’ iu shmangur arrestit policor. Ne po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me të dyshuarin dhe vendndodhjen e tij i lusim që informacionet e tilla t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tij.

Per cdo informacion na kontaktoni ne nr 192.

Te nderuar bashkelidhur keni fotografite e personit te dyshuar (ne kerkim) dhe te riperseritur Informacionin e djeshem.