Aktuale

Fisnik Ismaili shkon në polici, denoncon kërcënimin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili është kërcënuar pasi që në shtëpinë e tij ka pranuar një ‘porosi’ të pazakonshme. Aktualisht Ismaili ndodhet në polici, ku edhe e ka paraqitur rastin.

Në orët e mbrëmjes atij i ka arritur një fotografi nga një person i panjohur, ku në të njëjtën shihet deputeti Ismaili, duke punuar në zyrën e tij.

“Jam në polici për momentin ” ka thënë shkurt Ismaili për Periskopin.

Nga ana e tij, Ismaili dyshon se po vëzhgohet nga dikush, ndërkohë që me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata, por një gjë e tillë ka qenë e pamundshme.