Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili ka reaguar pas rrahjes së gruas së Blerand Stavilecit, për çka PDK e akuzoi Vetëvendosjes.
Ismaili ka përdorur fjalë të rënda për ata që e kanë rrah Vitore Stavilecin.
“Duhesh me qenë idiot, zdral e zog i qyqes, për me e sulmue një grue. E qesi tinzarësh pak si shpesh kohëve të fundit po sulmojnë gra zyrtarësh, e po iu kallin kerre, edhe çuditërisht hala nuk e zunë asnjanin. Këta njerëz duhet zanë e çue n’burg, jo veç për veprën e poshtër të sulmit, por edhe për përpjekjen që çdo herë me i dhanë ngjyrim politik këtyne akteve të dhunshme”, ka shkruar ai në Facebook.
“Këta zhalloga s’janë burra. S’janë trima. Janë krijesa të poshtra, me qëllime të poshtra. Ju vjen dita edhe këtyne me u flladitë, edhe çdo e vërtetë me u zbardhë.”