Dita- ditës rrugët e dy grupeve të Vetëvendosjes po ndahen.
Megjithëse askush nuk po flet për këtë ndarje qartë, janë komentet ato që dëshmojnë gjithçka, transmeton Gazeta Express.
Këtë herë, këtë bindjen se i takon grupit tjetër të Vetëvendosjes, që nuk është ai I Albin Kurtit e ka dhënë Fisnik ismaili.
Njeriu që shau të gjithë për Vetëvendosjen e vjetër tash ka filluar t’i ofendojë njerëzit kryesorë, ata që i preferon Albin Kurti.
Kështu ka vepruar në një koment me një komentues të tij në Facebook.
Ai e ka vënë në dyshim inteligjencën e Tinka Kurtit e cila e ka rolin e zëdhënëses për media në Vetëvendosje.
Thotë se përzgjedhja e saj në kryesi pavarësisht intelektit që e ka tregon më së miri se ku ka shkuar tashmë kjo parti.