Aktuale

Fisnik Ismaili i kundërpërgjigjet Veselit, i tregon si do votojë

Deklaratës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit, se disa deputet të VV-së, do votojnë pro demarkacionit me Malin e Zi, po i kundërpërgjigjen këta të fundit

.Deputeti i zëshëm i VV-së, Fisnik Ismaili ka ironizuar me deklaratat e Veselit duke thënë se e bëjnë të qeshin.Ismaili në një prononcim për Gazetën Blic, ka thënë se vota e tij, ka qenë dhe do të jetë kundër marrëveshjes e cila sipas tyre i humb territor shteti të Kosovës.

“Unë qartë kam tregu që nuk e votoj” ka thënë deputeti Ismaili.Krye parlamentari ka folur me bindje se të mërkurën do i kenë votat për kalimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, për të cilën deri tani publikisht janë të sigurta vetëm 78 vota.

Edhe tre vota i duhen koalicionit qeverisës për ta kaluar marrëveshjen e cila sipas ndërkombëtarëve e edhe qeveritarëve do u sigurojë edhe Lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës./GazetBlic/