Aktuale

Fisnik Ismaili arsyeton votën pro buxhetit të Qeverisë së koalicionit PDK-AAK

Deputeti i PSD’së, Fisnik Ismaili, ka arsyetuar votën pro buxhetit të Shtetit si dicka të mirë për Kosovën. Ka thënë se Partia e Shpend Ahmetit po tregon se si bëhet politika në Kosovë.

“Sot poashtu i rriten pagat punëtorëve në sektor publik, e i zvogëlohen politikanëve. Sot kompetencat për dialogun i kalojnë Kuvendit të Kosovës. Sot bëhet komisioni që ka me punue për me i zgjidhë problemet e pensioneve”, ka shkruar Ismaili.

“Sot, për herë të parë, po bëhet politikë qysh bëhet politika: jo për terminale, pozita ambasadoriale, ose për inate personale, por për mirëqenien e qytetarëve të këtij vendi të vogël, që deri tash në kurriz i bartën krejt vendimet e mbrapshta të njerëzve vetjakë”, ka shtuar ai.

PSD e Shpend Ahmetit e ka shpëtuar rënien e Qeverisë së koalicionit të Kadri Veselit me Ramush Haradinajn.

Në këtë mënyrë, PSD i ka ikur edhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Nëpër sondazhe, Partia e Ahmetit ka dalë prej dy deri në tre për qind të përkrahjes popullore.

the authorBurbuqe Metolli