Pas publikimit të fotografive të shumta të mbeturinave që janë hedhur në Vërmicë, më në fund po merret një aksion për pastrimin e kësaj pjese.Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka vendosur që më datën 31 mars 2018, ditë e shtunë, të ndërmarrë aksionin për pastrimin e mbeturinave në Vërmicë.Të gjithë ata që kanë vullnetin dhe duan të na bashkëngjiten mund të na lajmërohen, ne do të sigurojmë transportin, mjetet e nevojshme (si doreza dhe maska…), si dhe shujtën.
“Qytetarë të Kosovës,
Ju që doni një ambient të pastër në vendin tonë. Një Kosovë pa mbeturina. Ju ftojmë të na bashkoheni në aksionin për pastrimin e mbeturinave në dhe për rreth Liqenit të Vërmicës.
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka vendosur që më datën 31 mars 2018, ditë e shtunë, të ndërmarrë aksionin për pastrimin e mbeturinave në Vërmicë.
Të gjithë ata që kanë vullnetin dhe duan të na bashkëngjiten mund të na lajmërohen, ne do të sigurojmë transportin, mjetet e nevojshme (si doreza dhe maska…), si dhe shujtën.
Të bëhemi bashkë pleq dhe të rinjë, studentë dhe nxënës, të japim shembullin se e duam vendin tonë!
Nisja do të bëhet nga ora 08:00, pra më datën 31 mars 2018, ditë e shtunë do të mblidhemi në Lagjen Pejton, para Gjykatës Kushtetuese.” thuhet në njoftimin e FIQ./GazetaBlic/