Aktuale

Filluan punimet në zgjerimin e rrugëve në hyrje të Prishtinës

anë nisur punimet në ndërtimin e rrugës nga hyrja e Prishtinës deri te rreth rrotullimi në Fushë Kosovë, si dhe asaj nga Veterniku deri në udhëkryqin për Gjilan.
Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, gjatë inaugurimit të punimeve ka bërë të ditur se projekti do të zgjat 200 ditë punë dhe do të kushtojë mbi një milion euro.

Sipas tij, rruga do t’i ketë tri korsi në shkuarje dhe tri në ardhje.

E veçanta e kësaj rruge është se ajo do të mundësojë shkarkimin e komunikacionit.

Gjithashtu, rruga do të ketë edhe pjesën e dedikuar për këmbësorë dhe biçikletë.