Sapo ka filluar takimi i Presidentit Thaçi me kryetarët e partive për të diskutuar reformën zgjedhore. Të pranishëm janë edhe Lista Serbe të cilët dikur kishin paralajmëruar se do të bojkotim në institucionet e Kosovës, e kjo për shkak të miratimit të ligjit për “Trepçën”.
Ka filluar takimi i Presidentit Hashim Thaçi me kryetarët e partive për të diskutuar reformën zgjedhore. Në takim është i pranishëm kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i Partisë të Drejtësisë, Ferid Agani, Nenad Rashiq nga Lista Serbe dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, shkruan Gazeta Express.
Ndërkaq, kryetarët e partive opozitare e kanë refuzuar këtë takim.