Aktuale

Fillon takimi i Presidentit Thaçi me Bujar Nishanin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani po qëndron në Kosovë me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti në largim i Shqipërisë, Bujar Nishani është pritur me ceremoni të larta shtetërore.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Bujar Nishani tashmë kanë filluar takimin, ndërsa Nishani gjatë ditës do të shpallet qytetar nderi i Drenasit.