Të gjithë përfaqësuesit e partive politike iu kanë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryesuesit të seancës Adm Mikullovci për një takim konsultativ për të caktuar një seancë të re .
Enver Hoxhaj nga PDK, Pal Lekaj nga AAK, Bilall Sherifi nga Nisma, Avdullah Hoti nga LAA dhe Glauk Konjufca nga VV tashmë kanë hyrë në sallën e mbledhjeve.
Seanca konstituive është mbajtur dje ku përveç betimit të deputetëve të rinj nuk është zgjedhur kryetari e as nënkryetarët e Kuvendit. Ndërsa sot seanca është ndërprerë për shkak të mungesës së deputetëve nga koalicioni PAN./KosovaPress/