Ka filluar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe një delegacioni të investitorëve amerikanë.
Para pak çastesh ka filluar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe një delegacioni të investitorëve amerikanë.
Këtij delegacioni po i prinë konsullja e përgjithshme e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija.
Se çfarë do të diskutohet në këtë takim nuk dihet pasi që nuk do të ketë as prononcim për medie pas takimit.
“Nuk do të ketë prononcim për medie. Edhe ashtu s’ka çka me u folë se nuk ka ndryshu kurrgjo”, ka thënë shkurt Haradinaj para fillimit të ketij takimi. /Lajmi.net/