Pas një shtyrje për shkak të mungesës së deputetëve tashmë ka filluar punimet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite janë shumë pika, e në mesin e tyre edhe rezoluta lidhur me angazhimet e presidentit për përfshirje në “shkëmbim të territoreve” apo “korrigjim të kufijve”.
Ishte nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili në orën 10:00 edhe nisi me udhëheqjen e seancës, por u detyrua të jap pauzë, pasi në sallë ka pasur pak deputetë.
“Në sallë janë 24 deputetë dhe kushtet nuk janë krijuar për t’u votuar gjithë ato pika që janë paraparë në rendin e ditës”, tha Haliti pasi hapi mbledhjen plenare.
Ndërkohë tash shumica e deputetëve kanë shkuar në punimet e seancës. Aktualisht janë mbi 80 deputetë të pranishëm, ndërsa do të diskutohen mbi 47 pika.
Seanca e sotme është vazhdim i seancave të mëparshme, pas vazhdimit të seancës së 30 janarit si dhe seanca tjetër vazhdimi i seancës së 8 shkurtit, ku pritet votimi i rekomandimeve në lidhje me rastin e Drenasit./FaktePlus