Aktuale

Fillon seanca për të arrestuarit lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Tre personat e arrestuar dje në veri, nën dyshimin se kanë lidhje me me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ekipi i Televizionit 7, është duke qëndruar në Gjykatë, dhe raporton se seanca ka nisur para 10 minutash.

Ndryshe, dje gjatë ditës janë arrestuar tre persona në dyshimet se janë të përfshirë në veprën penale ,,Vrasje e rëndë”, kurse një (1) person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë është i dyshuar edhe nën kryetari i listës serbe Milan Radoiçiq, i cili pas bastisjes së shtëpisë së tij nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën mbikëqyren e Prokurorisë Speciale nuk është arrestuar./Express

the authorBurbuqe Metolli