Gazeta Blic mëson që në këto çaste ka filluar shqyrtimi i ankesës së avokatëve të Ramush Haradinajt për ndalimin e këtij nga autoritetet franceze javën e kaluar.
“Kam besim të plotë në drejtësinë franceze. Z. Haradinaj e ka dëshmuar pafajësinë para Tribunalit të Hagës, prandaj edhe kërkesa për ekstradim e Serbisë, do të refuzohet”- ka thënë avokati i Haradinajt, Arianit Koci, me të mbërritur në Gjykatë ku do të mbahet seanca për Haradinajn.
Franca ka ndaluar Haradinajn me një urdhërarrest të Serbisë që është në Interpol.
Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka deklaruar që Francës i janë dërguar “prova shtesë” për Haradinajn.
Vendimi gjyqësor për ankesën e Avokatëve të Haradinajt pritet të merret sot./Gazeta Blic/