Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, gjatë të cilës përveç pikave të tjera, në rend dite është edhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, për ta informuar Kuvendin lidhur me akuzat e publike ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
Pikë tjetër e rendit të ditës së seancës së sotme është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare./KosovaPress/