Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës por pavarësisht kësaj në sallë është vërejtur një numër tejet i vogël i deputetëve pjesëmarrës.
Madje është shqetësues numri kaq i vogël i deputetëve pavarësisht se janë 14 pika të rendit të ditës.
Seanca ka nisur me kohën për deklarime jashtë rendit të ditës përderisa pritet të vazhdojë me pyetjet parlamentare.
Sot ishte paraparë edhe interpelanca e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj lidhur me vendimin e Qeverisë për rritje të pagave por kjo gjë është e pamundur pasi Haradinaj tashmë ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.