Aktuale

Fillon seanca e Kuvendit

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet që të shqyrtohet projektligji për buxhetin për këtë vit ka filluar.

Në seancë tashmë kanë arritur disa deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe kryeministri Ramush Haradinaj me disa nga ministrat e tij..

Seancën është duke e udhëhequr nënkryetari Xhavit Haliti pasi që kryetari Kadri Veseli është në takim me zëvendësndihmëssekretarin amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.

Seanca ka filluar me deklarimet jashtë rendit të ditës./KosovaPress/