Aktuale

Fillon mbledhja e KQZ-së, pritet të merren vendime për procesin zgjedhor

Menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi shpalli 6 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme është aktivizuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili tashmë ka nisur mbledhjen e radhës ku pritet të merren disa vendime.

Ky institucion pritet të merr vendimet e para që do t’i shërbejnë organizimit të këtyre zgjedhjeve, shkruan FaktePlus.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se i mbetet anëtarëve të këtij institucioni për të marrë këto vendime.

“Në rend të ditës pritet të jenë disa vendime si shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore duke i përshtatur me ditët në dispozicion të KQZ-së, miratimi i Planit Operacional dhe miratimi i buxhetit të planifikuar për këto zgjedhje”, ka thënë para se të fillonte mbledhja Elezi.

Ndryshe, këto janë zgjedhjet e shtata për Kuvendin e Kosovës që nga paslufta. Deri më tani, që nga shpallja e pavarësisë, të gjitha zgjedhjet parlamentare në Kosovë duke përfshirë dhe këto të fundit ishin zgjedhje të parakohshme.

the authorBurbuqe Metolli