Aktuale

Fillon konfiskimi i automjeteve të parkuara pavend

Ka filluar konfiskimi i automjeteve të parkuara pa vend në qytetin e Prishtinë.

Mbrëmë Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, paralajmëroi se sot do të nis aksioni i konfiskimit të automjeteve që janë të parkuara pa vend në qytet, raporton FaktePlus.

“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka shkruar Tahiri./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli