Shëndetësi

Fillon Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit 1-7 tetor

Ministria e Shëndetësisë me përkrahjen e UNICEF-it do të organizojnë nga 1-7 tetor, Javën e të ushqyerit me qumësht të gjirit.

Në kuadër të kësaj jave që organizohet në bashkëpunim dhe me përkrahjen e Postës së Kosovës, Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, institucioneve lokale dhe Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, Shoqatës së Mamive, grupeve përkrahëse të nënave për të ushqyerit me qumësht të gjirit, grupit për Institucionet Mike të Foshnjës, Kryqit të Kuq të Kosovës, Save the Children, Asociacionit për nëna dhe fëmijë, do të mbahen disa aktivitete duke filluar nga foto-ekspozita, e cila do të mbahet të shtunën në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, nga ora 11:00-13:00

“Vizita të dielën në Maternitetin e Spitalit të Ferizajt, nga ora 11:00-12:00; Lansimi i pullës postare më 6 tetor, nga ora 10:00-11:00 në Postën e Kosovës, etj”, thuhet në njoftim.

Java për të ushqyerit me qumësht gjiri shënohet në shumë vende për të theksuar dhe sensibilizuar të gjithë dhe për të përkrahur këtë praktikë efektive për një fillim të mbarë të jetës dhe të bazuar në fakte./KosovaPress/