Rajon & Botë

Fillon identifikimi i viktimave, dy amerikanë në mesin e të vrarëve

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur që në mesin e viktimave të sulmit në Francë, janë identifikuar dy qytetarë amerikanë.

John Kirby nga DASH ka konfirmuar vdekjen e dy amerikanëve, shkruan Reuters, transmeton KosovaPress.

Hetuesit po vazhdojnë hetimet edhe më tej, në identifikimin e viktimave të sulmit, nga i cili humbën jetën 84 njerëz.