Aktuale

Fillon heqja e barrikadës mbi urën e Mitrovicës

Para pak minutave ka filluar heqja e barrikadës dhe rivitalizimi i urës kryesore të Ibrërit në Mitrovicë.

Punimet në këtë urë po fillojnë pas marrëveshjes së kohëve të fundit ndërmjet ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe kryenegociatorit, Marko Djuriq, implementimi i marrëveshjes nga Dialogu Beograd-Prishtinë, lidhur me urën në Mitrovicë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. /KosovaPress/