Ka filluar gjysmëfinalja e parë e festivalit të muzikës evropiane Eurovision.
Në natën e parë të festivalit evropian performojnë 18 këngëtarë, ku dhjetë prej tyre siguruan një vend në natën finale.
Shqipëria është e katërta, që përfaqësohet nga këngëtarja Linda Halimi me këngën “Botë”.
Në edicionin e 62-të të festivalit të muzikës evropiane Eurovision, marrin pjesë 42 përfaqësues të shteteve, transmeton KosovaPress.