Rajon & Botë

Fillon gjykimi për autorin e poemës satirike kundër Erdoganit

Gjykata në Gjermani ka marrë vendim për humoristin që shkroi një poemë satirike për presidentin turk, Tayyip Erdogan. Publikimi i kësaj poeme kishte shkaktuar zënkë diplomatike në mes të Ankarasë dhe Berlinit

Gjykata në Hamburg ka lëshuar vendim paraprak gjyqësor në muajin maj, ku e ndaloi ribotimin e pjesëve të asaj poeme, e cila fillimisht ishte transmetuar në një televizion gjerman, ku autori i satirës Jan Boehmermann e kishte lexuar pjesë për pjesë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

“Është duke u shqyrtuar thelbi i argumenteve ligjore për të drejtën e lirisë artistike me të drejtat personale, si rasti i poemës së Erdoganit”, ka thënë gjykata.

Avokati i Boehmermann, Christian Scherts tha se pret nga gjykata të refuzojë padinë që e bëri Ankaraja, duke pretenduar për shpifje në vepër.

Pas publikimit të saj, marrëdhëniet në mes të Gjermanisë dhe Turqisë ishin përkeqësuar në një kohë kur Bashkimi Europian ishte duke i kërkuar Ankarasë mbështetje për trajtimin e krizës së refugjatëve.

Rezoluta e miratuar nga parlamenti i Gjermanisë në qershor që shpalli masakrat e armenëve nga forcat osmane si gjenocid që ndodhën gjatë vitit 1915, shtyri që marrëdhëniet midis dy vendeve të përkeqësohen edhe më tej. /GazetaExpress/