Aktuale

Fillon evakuimi i civilëve nga Aleppo

Ka nisur një operacion për evakuim nga enklava që kontrollohet nga rebelët në qytetin sirian, Aleppo, njoftojnë zyrtarët e Kryqit të Kuq.

Rreth 200 persona të plagosur janë duke u nxjerr nga Aleppo me ndihmën e Kryqit të Kuq, transmeton Express.

Ndërkohë, ambulanca dhe autobusë janë parë duke shkuar drejt lindjes së Aleppos, si pjesë e evakuimit të gjerë./Express/