Në afërsi të kampit Bondsteell ku janë të dislokuara forcat amerikane të KFOR-it ka filluar ceremonia për të emëruar rrugën me emrin e Beau Biden, djali i zëvendëspresidentit të SHBA Joe Biden.
Në këtë ceremoni ku janë të ftuar shumë fytyra publike të jetës politike në Kosovë po merr pjesë edhe vetë Joe Biden së bashku me bashkëshorten e tij Jill dhe fëmijët e të ndjerit Beau Biden.
Me të mbërritur në Sojevë, Biden me familje pa praninë e mediave kanë vizituar memorialin e ngritur për nder të të ndjerit Biden i riu.
Në këtë ceremoni me një fjalë rasti të pranishmëve do t’u drejtohen presidenti Hashim Thaci, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri si dhe vetë Joe Biden.