Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka filluar protestën me kërkesë për ngritjen e pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100 euro.
Kjo protestë ka mbledhur një numër të madh të punëtorëve të cilët po kërkojnë rritjen e pagave të tyre.
Protesta ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe është ndalur në sheshin “Skënderbeu”, aty ku para të pranishmëve po flasin udhëheqësit e kësaj proteste.