Qeveria Kolumbiane dhe guerilasit ELN (Ushtria për Çlirimin e Kombit) njoftuan të hënën se do të fillojnë më 27 tetor negociata paqeje, që do të zhvillohen në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito.
“Delegacionet e qeverisë dhe ELN-së kanë vendosur që bisedimet publike të zhvillohen më 27 tetor në Quito”, sipas një komunikate të lexuar nga dy palët në selinë e ministrit venezuelian të Punëve të Jashtme, në Karakas.
Nga ana tjetër presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, deklaroi të hënën, pas shpalljes së fillimit më 27 tetor të negociatave zyrtare me guerilasit ELN, se kjo do të jetë një paqe e plotë në Kolumbi.